Flash News

KRYESORE

Ambrozia Meta flet për përplasjen me Ramën: Nuk ishte e përgatitur; kryeministri tentoi të më shantazhojë

Ambrozia Meta flet për përplasjen me Ramën: Nuk ishte e

Gazetarja e ‘FaxNews’, Ambrozia Meta ka folur për herë të parë për përplasjen me kryeministrin Edi Rama, i cili u detyrua të braktisë konferencën kur pa vendosmërinë e saj për të marrë një përgjigje konkrete për ministrat e implikuar.

Meta tha në emisionin ‘360Gradë’ se situata në konferencë nuk ishte përgatitur, por thjeshtë ka këmbëngulur për të marrë përgjigje nga kryeministri. Gazetarja tha se Rama u përpoq ta shantazhonte kur i përmendi pronarin e televizionit.

“E kam parë thjesht si pjesë të detyrës time dhe kam këmbëngulur në pyetjen tim. Nuk dua të ndalem në sjelljen e kryeministrit dhe nuk dua të ndalem te atmosfera që është krijuar nëse kam qenë unë “prishësja” e atmosferës. Unë kam bërë një pyetje që nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri. Kryeministri i vendit ka tentuar të shmanget nga përgjigjja me një kundërpyetje, e cila kaloi në një replikë personale duke më kujtuar pronarin tim, me tendencën për të më intimiduar, sulmuar dhe për të më shtantazhuar. Unë kam këmbëngulur deri në fund për të marrë përgjigje”, deklaroi gazetarja Meta.

Të fundit