
Flash News
Plagosje me thikë në Durrës, autori në arrati
Aksident pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, plagoset rëndë motoristi
Votat e diasporës/ Gafë apo manipulim?!Numërohen 43 mijë fletë, ndërkohë që ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Sulmohet me breshëri kallashnikovi një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi
Anti-shqiptari nuk i ndahet shqiptarit: deri në Strasburg, deri në varr

Alfred Lela
Një material zanor, i bërë publik të martën nga exit.al, ka shpërfaqur, jo për herë të parë, një ‘pamje’ skandaloze të njerëzve që qeverisin Shqipërinë që prej vitit 2013. Duhet reflektim dhe përgjegjësi për t’ia parë të gjitha shtresat e kësaj ndodhie, që ajo të mos kalojë si zakonisht, një shpërthim kureshtjeje 3 ditore nga e cila, po aq zakonisht, nuk e bjëmë qejfin qeder.
Mësimet duhen nxjerrë për veten dhe për ata që kemi në krye të punëve të shtetit. Në mënyrë që të vendosim një raport të ri me ta, në këtë rast një raport mosbesimi. Jo të mosbesimit si pesimizëm; krejt e kundërta, me besimin optimist që një rend shoqëror si demokracia të lejon: reagimin me mjetet e duhura, të dijes, mënyrës, vendit dhe kohës.
Mësimet e kësaj here na thoë, apo duhet të na thonë se:
Kryeministri i vendit, Edi Rama, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të KM, Engjëll Agaçi dhe n/kryetarit të KQZ, Denar Biba, angazhohet në ndikimin e gjykatësve të lartë shqiptarë. Shkelja këtu është e trefishtë: kreu i një institucioni publik, i hamendësuar i pavarur (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve), angazhohet në lobim politiko-gjyqësor duke shfrytëzuar lidhjet miqësore për hir dhe interes të Kryeministrit të vendit. (Imagjioni se sa në favor të ligjit dhe jo të partisë është Denar Biba tani si n/kryetar dhe më parë si Kryetar i KQZ). Në përpjekjet post-regjistrim për të ‘bojatisur me normalitet’ përgjimin, Biba ka folur për pakënaqësinë që I ka shkaktuar fakti se Rama i dha KQZ, ndërkohë që pretendonte një vend si anëtar i Gjykatës Kushetuese. (Sa i pavarur politikisht mendoni se do të ishte/jetë një gjyqtar i lartë i llojit Biba).
Kryeministri Rama, nëpërmjet lejtnantit Agaçi nuk ‘u fut duart’ vetëm burrave që drejtojnë institucionet shqiptare, në këtë rast sistemi zgjedhor (KQZ), të cilët nuk jemi çmendur aq sa t’i konsiderojmë të pavaruar. Kjo shkelje e kufijve të ndarjes së pushteteve shkon deri te gjykatësit e lartë; jo vetëm ata të gjyqësorit shqiptar, por edhe të trupës ndërkombëtare të drejtësisë. Imagjinoni, po mundët, se si dhe sa ndërhyn Kryeministri me gjykatësit e brendshëm? E kontrollon apo jo Arta Markun, institucionet e vetingut, e me radhë.
Ajo çka është ndoshta më alarmantja në gjithë këtë histori, ka të bëjë me faktin se z. Rama angazhon një mekanizëm të tillë për të lobuar kundër qytetarëve të vet, kundër shtetasve të Republikës së Shqipërisë, së cilës ai i është Kryeministër. Ky duhet të jetë rekordi më fatkeq që një kryetar qeverie regjistron në aulat e politikës. Ramën e nxjerr dyfish zbuluar ky përgjim: jo vetëm se e kap duke lobuar kundër shqiptarëve, por edhe se hedh poshtë një maskë të cilën ai e ka veshur për një kohë të gjatë në raport me të përndjekurit dhe pronarët, të cilët vazhdojnë të jenë –ish. Rama e ka vënë shpesh veten në rolin e darling-ut të këtyre segmenteve shqiptarësh, duke rënë me të madhe burive të kompensimit të të përndjekurve, dashamirësisë për pronarët e me radhë.
Ky përgjim u thotë këtyre dy grupeve të sakrifikuara prej 70 vjetësh kush është Rama në raport me ta.
Në fund, na duhet të nxjerrim mësime edhe nga post-ngjarja. Për shembull, nga përpjekja mediatike për ta tkurrur skandalin e saj, duke e mveshur me ferexhe pretendimesh të tipit: ngjarjen e raportoi portali i ish-këshilltarit të Bashës, apo për të fajësuar gjykatën e Starsburgut.
Këto janë përpjekje për të zhvlerësuar lajmin, dhe pikërisht ato na bëjnë me dije se këtu e ka një lajm.
Të fundit




Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin
17 Maj 2025, 20:40
Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së
17 Maj 2025, 20:16
Aksident pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, plagoset rëndë motoristi
17 Maj 2025, 19:52

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
17 Maj 2025, 19:09

Një tornado vdekjeprurëse godet dy shtete në SHBA, shënohen 20 viktima
17 Maj 2025, 18:18


Vuçiç në tubim në Nish, studentët serbë organizojnë protestë në Suboticë
17 Maj 2025, 17:03




Rrezik tensionesh etnike, BE kritikon aksionet në veri të Kosovës
17 Maj 2025, 15:31

Trafik i rënduar në Tiranë, radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe
17 Maj 2025, 14:52
11 maji, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet
17 Maj 2025, 14:39


E gjelbër apo e verdhë? Kjo është banania më e shëndetshme
17 Maj 2025, 13:50





U kapën me kan*bis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
17 Maj 2025, 12:27
Topalli akuza për manipulim masiv në votat e ardhura nga diaspora e Greqisë
17 Maj 2025, 12:13




Ëndrrat nuk do të na i bëjnë dot realitet të tjerët
17 Maj 2025, 10:41
Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta
17 Maj 2025, 10:23

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama
17 Maj 2025, 09:41

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
17 Maj 2025, 09:03

"Relaksimi është motoja", parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
17 Maj 2025, 08:38
Parashikimi i motit për ditën e sotme
17 Maj 2025, 08:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Maj 2025, 08:00

BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës
16 Maj 2025, 22:42
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
16 Maj 2025, 22:22

VIDEO/ Rama i gjunjëzohet në Tiranë, Meloni i “fut gërshërët”
16 Maj 2025, 21:48





Forcat izraelite nuk ndalojnë breshërinë ndaj Houthive, bombardojnë portin
16 Maj 2025, 20:43
Përplasen dy automjete në aksin Laç–Patok, plagoset njëri nga drejtuesit
16 Maj 2025, 20:30
Aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia
16 Maj 2025, 20:26



Shpërndanin kok*inë, arrestohet grupi italo-shqiptar i dr*gës
16 Maj 2025, 19:46

Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani
16 Maj 2025, 19:27






Samiti i “Madh”, dyqane të kyçura dhe qytetarë të bllokuar
16 Maj 2025, 18:10

Protesta e opozitës, Këlliçi: Rama nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur
16 Maj 2025, 17:48

Noka nga protesta: Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi
16 Maj 2025, 17:40
Nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!
16 Maj 2025, 17:25

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua
16 Maj 2025, 17:12

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për votat e Greqisë
16 Maj 2025, 16:36
Protesta e PD/ Efektivë policie në terren, vendoset gardh metalik
16 Maj 2025, 16:35

Kryeministri i RMV pjesë e samitit, por pse nuk e përmend Tiranën?!
16 Maj 2025, 16:11
Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen Erdoganit, ja çfarë i tha
16 Maj 2025, 16:05

Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit
16 Maj 2025, 15:51
KQZ vendos për zarfet e Greqisë: Të vijojë numërimi i votave
16 Maj 2025, 15:40
INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë në Shqipëri
16 Maj 2025, 15:35
Gallata e Ramës në samit, shndërron liderët evropianë në fëmijë me AI
16 Maj 2025, 15:21
Meloni e quan “të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje
16 Maj 2025, 15:16


Trump: Asgjë s’do të ndodhë në Ukrainë pa një takim mes meje dhe Putinit
16 Maj 2025, 14:51
Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoste me thikë 15-vjeçari
16 Maj 2025, 14:51




