Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Arta Marku shtyn më tej konfliktin, mesazh 10 prokurorëve: Kush refuzon të bëjë detyrën, do mbajë përgjegjësi penale
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i është kundërpërgjigjur letrës së 10 prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët e akuzuan se po vepron në shkelje të ligjit sa i përket hetimeve disiplinore dhe transferimeve.
Në një letër drejtuar qytetarëve, Arta Marku pretendon se hetimet ndaj prokurorëve kanë nisur pasi ata kanë refuzuar të bëjnë detyrën, ndërsa i paralajmëron edhe për mbajtjen e përgjegjësive penale.
“Në këtë mënyrë, këta prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit...”. Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe penale sipas rastit”, thuhet ndër të tjera në letër.
Arta Marku thekson se është e vendosur të luftojë krimin e organizuar dhe kërkon nga qytetarët që të besojnë versionin e saj në këtë histori, pasi aty ndodhet e vërteta.
“Së bashku do të vazhdojmë përballjen tonë me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe me të keqen e këtij vendi, pa asnjë lloj ngjyre. Për sa keni dëgjuar këto orët e fundit nga mediat dhe rrjetet sociale, nuk ka një të vërtetë tjetër përveç kësaj që unë sapo ju deklarova. Gjithcka tjetër është spekulim dhe frikë nga përballja me krimin e organizuar. Prokurorët e ndershëm që ka Shqipëria sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen time, por edhe tuajën dhe unë jam e bindur se jemi në anën e duhur, jemi në anën e të mirës. Së bashku do ta fitojmë betejën me krimin”, mbyllet letra e Markut.
Letra e plotë e Arta Markut:
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Në këto pak orë të ditës, duke filluar nga dje, e ndiej se si qytetarë të përgjegjshëm, jeni të shqetësuar nga një situatë absurdi dhe e pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda.
Me përgjegjësinë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.
Të dashur qytetarë,
Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë.
Për këtë arsye, është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme ligjore për cilindo Prokuror apo Oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues, për të luftuar kriminalitetin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe, për më tepër, në Prokurorinë më të rëndësishme në vend.
Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.
Në këtë mënyrë, këta prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit...”.
Kjo, si dhe shkelja e rregullave të etikës, janë arsyet e vetme që më kanë detyruar që, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme të qëndroj fort dhe të mos tërhiqem në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tim, duke urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor sipas përcaktimeve të nenit 160, pika 5 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndaj këtyre prokurorëve që kanë refuzuar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre që ju ngarkon kushtetuta dhe ligji.
E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore.
Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe penale sipas rastit.
Gjej rastin të falenderoj të gjithë prokurorët e ndershëm të sistemit të prokurorisë, por edhe ata prokurorë të Krimeve të Rënda që vazhdojnë të jenë në lartësinë e ushtrimit të detyrës që iu ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji dhe t’i garantoj se si Prokurore e Përgjithme, për aq kohë sa do të jem në këtë detyrë të lartë dhe fisnike, do të jem gjithmonë krah tyre në këto ditë të vështira që po kalon sistemi. Së bashku do të vazhdojmë përballjen tonë me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe me të keqen e këtij vendi, pa asnjë lloj ngjyre.
Unë do të vazhdoj me ju krah për krah, të bëj detyrën time, me profesionalizëm dhe ndershmëri dhe dua të garantoj qytetarët shqiptarë se vendimmarrja ime nuk ka cënuar asnjë çështje, qoftë në hetim apo në gjykim, në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj.
Të dashur qytetarë,
Për sa keni dëgjuar këto orët e fundit nga mediat dhe rrjetet sociale, nuk ka një të vërtetë tjetër përveç kësaj që unë sapo ju deklarova.
Gjithcka tjetër është spekulim dhe frikë nga përballja me krimin e organizuar. Prokurorët e ndershëm që ka Shqipëria sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen time, por edhe tuajën dhe unë jam e bindur se jemi në anën e duhur, jemi në anën e të mirës.
Së bashku do ta fitojmë betejën me krimin.
Faleminderit!
Arta Marku
PROKURORI I PËRGJITHSHËM I PËRKOHSHËM
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07