Flash News

KRYESORE

Atentat në Tiranë, vritet me armë zjarri ish – drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku

Artan Cuku, ish – Drejtori i Policisë së Vlorës është vrarë këtë të shtunë me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 tek Liqeni Articial në kryeqytet.

Autorët, pasi e qëlluan Cukun për vdekje mësohet se janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Artan Cuku e mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në 2013 -ën. Cuku ka qenë gjithashtu Nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë, nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Sipas burimeve të para jo zyrtare dyshohet se autorët ishin dy përsona  të maskuardhe e kanë ndjekur me motor deri kur ka zbritur pranë baesës së tij. Dhe sipas po këtyre burimeve, ish-drejtori është qëlluar  disa herë në momentin që është hapur ashensori.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një zonë e populluar me shumë lokale përreth. Policia do të marrë pamjet nga kamerat e lokaleve për hetimet e mëtejshme për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Të fundit