Flash News

KRYESORE

Basha: E sotmja tregoi që Rama e ka privatizuar shtetin. Do jemi në krah të qytetarëve

Basha: E sotmja tregoi që Rama e ka privatizuar shtetin. Do jemi në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, pas vendimit i cili la në burg 11 prej protestuesve të arrestuar në Kukës tha se gjykata e cila la të lirë Orest Sotën në makinën e të cilit u gjetën 800 mijë euro dhe dy patentat e Tahirit dhe lë në burg babain e tre fëmijëve të grabitur, sipas tij, nga policia në mes të natës.

“Ky është një regjim që shkel dhe nëpërkëmb të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Policia dhe gjykata kanë shkelur të drejtat e qytetarëve që protestonin për të drejtat e tyre.

Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët, burgos popullin dhe lë të lirë, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Arben Ahmetajn dhe burgos njerëzit e pafajsëm”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së theksoi se kjo e sotmja është një shenjë se Rama ka privatizuar shtetin teksa paralajmëroi se regjimet që i kundërvihen interesit publik janë hapa para rrëzimit.

“E sotmja tregoi që Rama e ka privatizuar shtetin. Ka privatizuar policisë që bëri shtetrrethim Tiranën. Ka privatizuar prokurorinë dhe gjykatën.

Por nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar. Regjimet që i kundërvihen interesit publik janë hapa para drejt rrëzimit.

Ne do jemi në krah të qytetarëve”, deklaroi Basha.

 

 

Të fundit