Digjet një tjetër makinë në Vlorë, dyshohet qëllimisht

Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë natës në lagjen “Dëshmorët” të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ndërsa makina ishte e parkuar poshtë një pallati.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.