Flash News

KRYESORE

“Ditmir Bushati në përgjimet e klani Bajri”, reagon deputeti: Edhe atë e keni fshehur si keni bërë me përgjimet e tjera?

“Ditmir Bushati në përgjimet e klani Bajri”, reagon

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka hedhur dyshime dhe akuza se, në përgjimet e kryera ndaj klanit Bajri në Shkodër, rezulton të jetë përmendur edhe emri i Ditmir Bushatit, ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Paloka pyet Ardi Veliun, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Shtetit, nëse e kanë fshehur emrin e Bushatit njësoj siç kanë bërë me përgjimet e tjera.

Reagimi i Edi Palokës:

Paska dalë Drejtori i Policisë, i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë në arrestimin e Bajrajve.

“Kemi 6 muaj që i përgjojmë”- thuhet në deklaratë.

Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me përgjimet e tjera...?

Goditja e klanit Bajri, mes të arrestuarve ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe futbollisti i Besëlidhjes

Të fundit