Flash News

KRYESORE

Dorëheqja/ Taulant Muka letër Ramës, godet Lindita Nikollën: I papranueshëm modeli i punës në Ministri

Taulant Muka i ka dorëzuar një letër kryeministrit Edi Rama ku i sqaron arsyet e dorëheqjes nga posti i zv/ministrit të Arsimit. Në letrën e publikuar nga ‘Report Tv’, Muka shkruan se dorëheqjen e jep për arsye etike, morale dhe profesionale.

Ai e ka konsideruar të papranueshëm modelin e punës në Ministrinë që drejtohet nga Lindita Nikolla.

Taulant Muka u emërua në këtë post dy javë më parë, pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili u denoncua për plagjiaturë nga pasuesi e tij në këtë post.

Të fundit