Flash News

KRYESORE

Dorëzohet Vuçiç: Pas Shqipërisë, Gruevski kaloi edhe nga Serbia

Dorëzohet Vuçiç: Pas Shqipërisë, Gruevski kaloi

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë e ka pranuar se ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis duke kaluar edhe përmes Serbisë.

Në një reagim për mediat serbe, Vuçiç është justifikuar me faktin se Gruevski ishte i rregull ditën kur kaloi në kufi, pasi ndaj tij nuk kishte një fletarrest lëshuar ndaj tij.

“Më 11 nëntor gjatë natës, diku mes orës 1 dhe 2, nuk kam të dhëna zyrtare, personi Nikolla Gruevski është futur në territorin e Shqipërisë, duke e legjitimuar dhe në shoqëri të dy personave hungarez. Më pas është futur në Mali e Zi në kalimin “Bozhaj”, sërish me dokumente të rregullta dhe shkresa të lëshuara nga ambasada hungareze në Tiranë. Më pas më 11.11.2018 është futur në Serbi me letërnjoftim të rregullt, ndërsa më 12.11.2018 në orën 05:11 e ka lëshuar Serbinë në kalimin “Horgosh”, tha presidenti serb.

Të fundit