Flash News

KRYESORE

Drejtorë e punonjës administrate;kush janë letërshkruesit pro shembjes së Teatrit Kombëtar

Drejtorë e punonjës administrate;kush janë letërshkruesit

Ditën e sotme 65 artistë, i dërguan një letër të hapur krerëve më të lartë të shtetit, Presidentit, kryeministrit, Ministres së Kulturës dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ku shprehnin dakordësinë për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar.

Por, nga një vëzhgim i bërë nga Politiko.al, rezulton që një pjesë e artistëve që kanë firmosur letrën në fjalë, janë angazhuar me Partinë Socialiste si dhe mbajnë poste të larta në administratë të emëruara në to, nga periudha që socialistët erdhën në pushtet.

Ndër artistët  pro shembjes së Teatrit që kanë patur, kanë ose janë në pritje të posteve drejtuese janë:

Zamira Kita- drejtoreshë e Teatrit të Korçës;

Hervin Ҫuli- Drejtor i Teatrit Kombëtar;

Erion Isai- drejtori i Teatrit të Kukullave dhe mbështetës gjatë fushatës së PS;

Bashkim Hoxha- Gazetar dhe Drejtor i Pallatit të Kulturës në Durrës.

Monika Lubonja- ish-drejtoreshë e Teatrit të Kukullave ;

Petrit Malaj- Dekan i Fakultetit te Artit Skenik- Universiteti i Arteve;

Kastriot Ҫaushi- Rektor në Universitetin e Arteve;

Laert Vasili- Do të emërohet Drejtor i Amfiteatrit (deklaratë e aktorit Arben Derhemi);

Artan Imami-Sipas Derhemit do të marrë sportelin e vetëm që do të jetë në Shqipëri për mbledhjen e fondeve për të drejtat e autorit (Projekt i Ministrisë së Kulturës).

Artistët që kanë dalë hapur në mbështetje të PS-së:

Gazmend Paja- Aktori ka mbështetur hapur gjatë fushatës Partinë Socialiste, pjesë dhe e FRESSH Voice;

Bruno Shllaku- Aktori, i cili në fushatën elektorale të PS doli hapur në mbështetje të kësaj force politike;

Sotiraq Bratko: Renditej i nënti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Korçë;

Arben Kumbaro- Regjisor, vëllai i Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro;

Ndër artistët të cilët kanë firmosur shembjen e teatrit janë dhe dy këngëtarët Klea Huta dhe Mateus Frroku;

Klea Huta- njihet më shumë si moderatore e këngëtare sesa si aktore e Teatrit Kombëtar;

Mateus Frroku-Këngetar i cili ka firmosur pro shembjes së Teatrit Kombëtar. /Politiko.al/

Të fundit