Flash News

KRYESORE

Ekskluzive/ Pandeli Majko nuk ka marrë ende asnjë vendim për dorëheqjen; stafi i tij në Ministri vijon punën

Ekskluzive/ Pandeli Majko nuk ka marrë ende asnjë vendim për

“Nëse nuk do të votosh, ik në shtëpi. Mos më bëj numra mua.” Këto kanë qenë fjalët e kryeministrit Edi Rama për ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, pak përpara se në Kuvend të miratohej projektligji që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në sallën e seancave plenare, Rama dhe Majko kanë folur edhe për dorëheqje dhe më pas ministri u largua dhe bojkotoi votimin, duke u bërë i vetmi socialist që mori këtë vendim.

Por burime për Politiko.al konfirmojnë se Pandeli Majko nuk ka marrë ende ndonjë vendim për largimin nga Qeveria e drejtuar nga Edi Rama. Puna në Ministrinë e Diasporës vijon normalisht dhe stafit nuk i është komunikuar dorëheqja e ministrit.

Asnjë prej dy politikanëve nuk kanë folur publikisht që pas përplasjes së djeshme për të kuptuar se sa e thellë është çarja Majko-Rama dhe nëse ministri do të vijojë të qëndrojë në Qeveri ndonëse kryeministri i tregoi derën.

Rama dhe Meta sërish në ‘skenën e teatrit’; 20 vite më parë Presidenti përdori policinë kundër artistëve

Nuk është Robert Bitri, kush është deputeti i LSI që bashkoi votat me Ramën pro shembjes së Teatrit Kombëtar

Të fundit