Flash News

KRYESORE

Eno Popi mohoi largimin nga “Wake up”, kolegia i nxjerr pa dashur sekretin

Eno Popi mohoi largimin nga “Wake up”, kolegia i nxjerr pa dashur

Pak javë pasi përfol se një nga prezantuesit më të dashur në ekranin e Top Channel, eno Popi nuk do të jetë më zëri që do të shoqërojë mëngjesin e shqiptarëve përmes emisionit ”Wake up”, duket se lajmi po shkon drejt konfirmimit.

Ndonëse lajmi u mohua nga vetë Eno, sot kolegia e tij Ori Nebijaj ka theksuar se në sezonin e ri, emisionin e mëngjesit do ta prezantojë ajo bashkë me prezantuesin tjetër, Isli.

Këtë fakt ajo e konfirmoi ndërsa ishte e ftuar në “Top Albania Radio”. Sipas “revistawho”, Ori ka zbuluar se Eno do të largohet nga “Wake up” dhe emisionin me shumë mundësi do e drejtojnë ajo dhe Isli.

“Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision. ‘Wake Up’ me mungesën e Enos do të jetë pothuajse i njëjti format, do të ketë surpriza, risi, programi do të jetë i ndarë mes meje dhe Islit”, u shpreh Ori.

Të fundit