Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj komenton protestën për Teatrin Kombëtar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar protestat që po bëhen për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Veliaj ka postuar disa fotot nga Pazari i Ri ku thotë se i kujtohen kundërshtimet që kishte për rikonstruksionin e tij, teksa shton se Teatri i Ri pas kalvarit histerik, siç e quan ai, do jetë vendi tjetër më i preferuar në Tiranë.

“Kur kujtoj kujën, protestat e përbetimet kundër Pazarit të Ri, më bën të besoj se edhe Teatri i Ri pas kalvarit histerik, do jetë vendi tjetër më i preferuar në Tiranë e si Pazari dhe Sheshi Skënderbej do vlerësohet me çmime”, shkruan Veliaj.

 

 

Të fundit