Flash News

KRYESORE

Fleckenstein skeptik për Sandër Lleshin: Presidenti mund të ketë informacione më të thella

Fleckenstein skeptik për Sandër Lleshin: Presidenti mund të

Reagon për herë të parë, raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein lidhur me përplasjen Rama-Meta, për shkak të mosdekretimit të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas Fleckenstein , informacioni që ai ka për Lleshin është i mirë, por fakti që nuk është dekretuar nga Meta, sipas tij mund të ketë të bëjë me informacione të tjera më të thella.

“Informacioni që kam sa i takon Sandër Lleshit janë të gjitha pozitive, por nga ana tjetër nuk e di është i plotë pasi presidenti mund të ketë informacione më të thella që çojnë në marrjen e vendimit të tij. Nuk jam unë personi që ta kritikoj presidentin se nuk i di arsyet. Nga organizatat ndërkombëtare pritet mirë, megjithatë kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë presidenti. Kështu që s’mund të përgjigjem më konkretisht kësaj pyetjeje.

Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër.  I njoh këta politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, u shpreh Fleckenstein i pyetur nga gazetarët.

Të fundit