Flash News

KRYESORE

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare mesazh qeverisë: Merrni seriozisht shqetësimin e studentëve

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare mesazh

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare kanë mbështetur protestën masive të studentëve, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve në konvikte dhe uljen e tarifave.

Në një njoftim për mediat, forumi paralajmëron qeverinë që të marrë seriozisht shqetësimin e studentëve, pasi tarifa nuk është e justifikueshme.

Deklarata e plotë:

Deklarate e forumit per lirite akademike dhe autonomine universitare

Forumi per lirite akademike mbeshtet kerkesen e drejte te studenteve per heqjen e tarifes se provimeve per studentet perserites ne universitetet publike shqiptare. Nje tarife e tille eshte jo vetem e pa justifikuar nga cdo ane qe ta shohesh pasi universitetet nuk kane asnje kosto shtese per provimet e perseritura por rendon ne menyre artificiale kostot e studimeve universitare te studenteve shqiptare. Kerkojme nga qeveria shqiptare qe ta marre seriozisht shqetesimin e studenteve dhe te plotesoje menjehere jo vetem kerkesen e tyre te drejte per heqjen e tarifes por edhe per permiresimin e kushteve te tyre te jeteses ne konvikte si dhe te kushteve mesimore ne auditore.

Koordinatori i Forumit per Lirite Akademike dhe Autonomine Universitare

Prof.  Assoc. Dr. Mark Marku

Të fundit