Flash News

KRYESORE

Foto/ Atlete të bardha dhe bluzë portokalli; ishte koha kur i panjohuri Daliç drejtonte Dinamon

Kroacia ka arritur për herë të parë në finalen e një Kampionati Botëror dhe për këtë sukses historik ka një meritë të madhe edhe trajneri Zllatko Daliç. I përulur dhe një motivues i madh, 51-vjeçari ka arritur të bëjë krenar një komb të tërë, i cili ëndërron që të dielën të ngjitet në 'majën e Olimpit'.

Megjithatë, për sportdashësit shqiptar, emri i Daliç nuk është tërësisht i panjohur, pasi në sezonin 2008-2009, ai ka drejtuar skuadrën e Dinamos së Tiranës. Edhe pse nuk rezistoi dot një sezon të plotë në krye të bluve, kroati fitoi respektin e simpatinë e ambientit futbollistik dhe për të ende vazhdon të gëzojë respekt nga ish-lojtarët dhe kolegët.

Në disa foto të vjetra të publikuara në 'Facebook' nga fotografi i mirë-njohur, Ferdinand Hazisllari, Zllatko Daliç shihet ndryshe, edhe në stilin e veshjes teksa shëtiste i vetëm në rrugët e Tiranës, pasi familja banonte në Zagreb.

Më poshtë, disa fotot të vjetra nga sezoni 2008-2009, ku Daliç fitoi edhe Superkupën me Dinamon.

Të fundit