Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Foto/ Protesta masive e studentëve te Ministria e Arsimit, Policia e Shtetit shkel ligjin, çon efektivë të armatosur mes të rinjve
Studentët e Universitetit të Politeknikut dhe atij të Mjekësisë po protestojnë prej disa orësh para godinës së Ministrisë së Arsimit, të cilët kërkojnë uljen e tarifave dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.
Mijëra studentë kanë bllokuar qarkullimin përgjatë rrugës së Durrësit dhe janë shprehur se nuk pranojnë të hyjnë në diskutime me zyrtarët e ministrisë, por marrjen e vendimit të menjëhershëm nga ky institucion, kundër rritjes së tarifave për provimet.
Politiko.al po ndjek me vëmendje protestën e të rinjve, ndërsa nxjerr në pah një shkelje flagrante të Policisë së Shtetit.
Drejtuesit e Policisë e Shtetit ka dërguar në protestë efektivë të armatosur. Siç duket edhe nga foto, ky efektiv i policisë së rendit po “mbikëqyr’ protestën dhe ndodhet mes turmës së të rinjve i armatosur me pistoletë në brez.
Kujtojmë se bazuar në Ligjin e Policisë së Shtetit, atë për tubimet, procedurave standarde të punës për tubimet, si dhe në planin e masave të hartuar për këtë tubim, asnjë punonjës policie nuk mund të marrë pjesë në tubim me armë brezi.