Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Gazetari gjerman e përball Ramën me deklaratat Krichbaum: Shqipërisë i themi ‘po’ vetëm kur të ketë përmirësime thelbësore
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë për ‘Deutsche Welle’ dhe gazetari në studio e ka përballur me deklaratat e Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Bundestagut për Çështjet Evropiane.
Krichbaum ka ripërsëritur edhe një herë se Berlini do të pranojë hapjen e negociatave me Shqipërinë vetëm kur vendi ynë të ketë bërë përmirësime thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Vetëm kur të ketë patur pasur përmirësime thelbësore mund të themi po për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Është e rëndësishme që reformat të vijojnë dhe të zbatohen. Unë pres përpjekje të vendosura për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, gjithashtu duhen reforma ekonomike. Mbeten shumë për t’u bërë në këtë fushë”, deklaroi deputeti i CDU-së.
Pas kësaj deklarate, Rama foli për rezultate spektakolare dhe përmendi dorëheqjet dhe shkarkimiet e shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të zbatimit të ligjit të vetting-ut.
Ai kërkoi nga BE që Shqipëria të mos bëhet ‘kokë turku’, por t’i hapen negociatatat, pasi kjo do të thotë se vendi ynë do të bëhet së shpejti pjesë e unionit.