
Flash News
Plagosje me thikë në Durrës, autori në arrati
Aksident pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, plagoset rëndë motoristi
Votat e diasporës/ Gafë apo manipulim?!Numërohen 43 mijë fletë, ndërkohë që ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Sulmohet me breshëri kallashnikovi një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi
Gëzimi i katolikëve për Sandër Lleshin, 'priftin e Kandaharit'

Alfred Lela
Q'prej Ahmet Zogut e këtej, hiq Enver Hoxhën dhe komunistët e tjerë, ka patur një përkujdesje të butë si mëndafshi për përfaqësimin multifetar në hierarkinë shtetnore. Në tranizicion, Sali Berisha është treguar i vëmendshëm dhe shtetar, duke ia lënë edhe emërimin e Ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan ekskluzivisht në dorë Kishës Katolike. Eshtë e kotë të kujtohet se në kohën e z. Berisha, Pjetër Arbnori dhe Jozefina Topalli kanë përfaqësuar katolikët në krye të Kuvendit të Shqipërisë, dhe po kështu Aleksandër Meksi, në Qeverinë e parë, mundësoi edhe brinjën ortodokse në trirremën e lartë të shtetit.
Fatos Nano nuk e ka patur këtë kujdes dhe ka hepuar më shumë nga ortodoksët në enturazhin e tij shtetëror, pra ai nuk e ka kapërcyer veten. Megjithatë, duke qenë një tipologji më vete liberali, nuk mund të thuash se z. Nano bënte përzgjedhje fetare në shtet. Ai ndoshta qe më shumë një laik me nota hedonizmi se sa dikush që kujdesej për një 'regjencë treshe' në krye të superstrukturës.
Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet raporti i përfaqësimit është përmbysur në favor të neo-komunistëve (të etiketuar si progresistë) të cilët kanë aversion si për fenë (janë ateistë), dhe sidomos për katolikët. Paradoksalisht, Rama e proklamon veten sa katolik e sa shkodran, pa dhënë, megjithatë, ndonjë shenjë afektive ndaj atyre që ndajnë lutjen e Trinisë së Shenjtë. I duhet dhënë ky kredit, Edi Rama, në atë që mund të quhet 'syprina e gjërave', i ka siguruar Shqipërisë pamjen e një 'afresku oksidental'. Vizita e Papës, përzgjedhja që Bulevardi të dekorohej me portretet e martirëve të Kishës dhe, në përgjithësi kujdesi për ta animuar me ngjyra burokracinë dhe pushtetin, që janë gjërat të ftohta.
Edi Rama e njeh pushtetin e estetikës në të njëjtën masë që, me sa duket, nuk njeh shtetin. Dhe ai, jo fort paradoksalisht për një popull si shqiptarët të trumhazur nga imazhi dhe mirazhi, po qeveris me penel dhe retorikë të cilat i kthen shpesh edhe në shpatë. Duhet thënë se, një pjesë të armiqësisë ai e fiton edhe prej kësaj. Partia Demokratike, kundërshtarja e tij, derisa në krye të PS erdhi Rama, me blunë, të bardhën, dy gishtat, europeizmin, oksidentalizmin etj., ruante një epërsi imazhi mbi karakatinën që ishte PS-ja e ardhur nga partia më e zymtë në botë, ajo e Punës së Shqipërisë.
Rama e përmbysi këtë. Kjo ndërkallje nuk është argumenti i këtij editoriali. I cili don të argumentojë, se me katolikun Sandër Lleshi, Edi Rama nuk i bën nder dhe as e zgjidh borxhin që i ka këtij komuniteti. Madje, për të qeshur me ta, janë ata katolikë të ngazëllyem me emërimin e Gjeneralit Ministër i Brendshëm. A ju kujtohet zonjave dhe zotërinjve se me kë zgjodhi t'i përfaqësonte kreu i 'Rilindjes së re' në zonat që kanë shumica katolike? Çfarë mendojnë ata për ato zgjedhje? A janë ndjerë të përfaqësuar prej tyre?
Katolikët që në Rilindjen Kombëtare (atë të njëmendtën) kanë një vulë të artë oksidentalizmi, duke mundësuar jo vetëm tanësinë e kombit, por edhe duke shërbyer, me shqiptarinë dhe kryqin, si provë e pakundërshtueshme se shqiptarët janë europianë besimesh të ndryshme dhe jo 'turq në Ballkan'.
Rama, të cilit i falenderohen për zgjedhjen e një gjenerali katolik në krye të Punëve të Brendshme, e ka përdhosur njëherë, aspak krishtershëm, komunitetin në fjalë. Sigurisht që Sandër Lleshi do të kishte qenë zgjedhja e shkëlqyer si deputet për Lezhën, Shkodrën, Pukën apo Mirditën. Siç do të kishin qenë të tillë edhe shumë katolikë të tjerë me edukim, formim dhe bindje oksidentale. Përkundër kësaj, shefi i Rilindjes futi 'në Kuvendin e kishës' dhe në Kuvendin e Kombit njerëz të hurit dhe litarit. Të tillë që e njihnin Perëndimin nga kundravajtjet, shkeljet ligjore, qelitë dhe listat e të kërkuarve.
Sandër Lleshi, në këtë kuadër me pamje guernike pikturuar bash nga kujdestari i tij politik, duket si një prift i vetmuar dhe i pashpresë në një qytet nën kontrollin e talebanëve.
Të fundit




Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin
17 Maj 2025, 20:40
Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së
17 Maj 2025, 20:16
Aksident pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, plagoset rëndë motoristi
17 Maj 2025, 19:52

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
17 Maj 2025, 19:09

Një tornado vdekjeprurëse godet dy shtete në SHBA, shënohen 20 viktima
17 Maj 2025, 18:18


Vuçiç në tubim në Nish, studentët serbë organizojnë protestë në Suboticë
17 Maj 2025, 17:03




Rrezik tensionesh etnike, BE kritikon aksionet në veri të Kosovës
17 Maj 2025, 15:31

Trafik i rënduar në Tiranë, radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe
17 Maj 2025, 14:52
11 maji, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet
17 Maj 2025, 14:39


E gjelbër apo e verdhë? Kjo është banania më e shëndetshme
17 Maj 2025, 13:50





U kapën me kan*bis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
17 Maj 2025, 12:27
Topalli akuza për manipulim masiv në votat e ardhura nga diaspora e Greqisë
17 Maj 2025, 12:13




Ëndrrat nuk do të na i bëjnë dot realitet të tjerët
17 Maj 2025, 10:41
Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta
17 Maj 2025, 10:23

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama
17 Maj 2025, 09:41

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
17 Maj 2025, 09:03

"Relaksimi është motoja", parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
17 Maj 2025, 08:38
Parashikimi i motit për ditën e sotme
17 Maj 2025, 08:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Maj 2025, 08:00

BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës
16 Maj 2025, 22:42
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
16 Maj 2025, 22:22

VIDEO/ Rama i gjunjëzohet në Tiranë, Meloni i “fut gërshërët”
16 Maj 2025, 21:48





Forcat izraelite nuk ndalojnë breshërinë ndaj Houthive, bombardojnë portin
16 Maj 2025, 20:43
Përplasen dy automjete në aksin Laç–Patok, plagoset njëri nga drejtuesit
16 Maj 2025, 20:30
Aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia
16 Maj 2025, 20:26



Shpërndanin kok*inë, arrestohet grupi italo-shqiptar i dr*gës
16 Maj 2025, 19:46

Pse brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të hani
16 Maj 2025, 19:27






Samiti i “Madh”, dyqane të kyçura dhe qytetarë të bllokuar
16 Maj 2025, 18:10

Protesta e opozitës, Këlliçi: Rama nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur
16 Maj 2025, 17:48

Noka nga protesta: Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi
16 Maj 2025, 17:40
Nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!
16 Maj 2025, 17:25

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua
16 Maj 2025, 17:12

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për votat e Greqisë
16 Maj 2025, 16:36
Protesta e PD/ Efektivë policie në terren, vendoset gardh metalik
16 Maj 2025, 16:35

Kryeministri i RMV pjesë e samitit, por pse nuk e përmend Tiranën?!
16 Maj 2025, 16:11
Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen Erdoganit, ja çfarë i tha
16 Maj 2025, 16:05

Tabaku thellon rezultatin ndaj Alimehmetit
16 Maj 2025, 15:51
KQZ vendos për zarfet e Greqisë: Të vijojë numërimi i votave
16 Maj 2025, 15:40
INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë në Shqipëri
16 Maj 2025, 15:35
Gallata e Ramës në samit, shndërron liderët evropianë në fëmijë me AI
16 Maj 2025, 15:21
Meloni e quan “të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje
16 Maj 2025, 15:16


Trump: Asgjë s’do të ndodhë në Ukrainë pa një takim mes meje dhe Putinit
16 Maj 2025, 14:51
Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoste me thikë 15-vjeçari
16 Maj 2025, 14:51




