Flash News

KRYESORE

Gjendet i pajetë punonjësi i Gardës, detajet e para nga Ministria e Mbrojtjes: 30-vjeçari po kryente shërbimin

Gjendet i pajetë punonjësi i Gardës, detajet e para nga Ministria

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në ambientet e këtij institucioni. Paraprakisht, dyshohet se M., 30 vjeç, nga Përmeti ka qëlluar veten me armën e shërbimit, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i MB

Rreth orës 23:00, te mbrëmjes se kaluar në ambientet e Gardës se Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore te institucionit, punonjësi i Gardes A.M., 30 vjeç, nga Permeti, dyshohet se ka vrarë veten me armen e shërbimit.

Per hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçëm nen drejtimin e Prokurorisë.

Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojnë dyshimin se akti është kryer ne kushtet e tronditjes psikike.

Hetimet po vijojnë per zbardhjen e gjithë rrethanave te ngjarjes.

Të fundit