Flash News

KRYESORE

Gjyshi i Ridvan Zykajt nuk mban lotët para kamerave: E gjeta vëllain të vrarë. Bërtisja kot, askush nuk më dëgjonte

Gjyshi i Ridvan Zykajt nuk mban lotët para kamerave: E gjeta vëllain

Kujtim Zykaj, gjyshi i Ridvan Zykajt, ka folur sot për mediat ku ka treguar momentet e tmerrit të vrasjes së 8 personave nga 24 vjeçari. Kujtimi tregoi se së bashku me Ridvanin ndodheshin në një drekë familjare dhe nipi i tij është ngritur më herët për t’u larguar.

“U ngrit përpara se të mbaronte dreka. Piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete”, tha i moshuari.

Kujtimi nuk i mbajti dot lotët kur po rrëfente momentet e para kur u përball me masakrën..

“E gjeta vëllain me kokë poshtë, të vrarë. Pastaj vajta te kunata dhe ajo e vdekur. Nipin dhe nusen i gjeta të vrarë pranë avllisë”, tha Kujtimi mes lotësh.

“Bërtisja kot se askush nuk më dëgjonte”, tha ai.

Kujtim Zykaj mohoi që nipi i tij të ishte agresiv apo të kishin patur më parë probleme të rënda.

Masakra në Selenicë/ Familja e Ridvanit braktis shtëpinë, në shtëpinë përballë janë hapur dyert e mortit

Të fundit