Flash News

KRYESORE

“Hajde këtu!” Gazetarja detyron Ramën të mbyllë konferencën: Pyet pronarin tënd në është i gatshëm të japë llogari për vëllain

“Hajde këtu!” Gazetarja detyron Ramën të mbyllë

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për median, u përball dhe me pyetjen e gazetares së Fax News, Ambrosia Meta, se si ndihet që i ka besuar ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit, njëri i akuzuar për trafik droge dhe tjeteri për implikimin e të vëllait. Gazetarja vazhdoi më tej duke e pyetur a ka persona të tjerë në PS që mund të drejtojnë këtë ministri pa u implikuar në këto çështje.

Kjo pyetje revoltoi kryeministrin Edi Rama, i cili iu përgjigj gazetares, “Pyet pronarin (Kasem Hysenbelliu) se dhe ai ka një vëlla. A do ishte i gatshëm ai pronari juaj të jepte llogari për vëllain e tij (Kasem Hysenbelliu) ..Se janë dhe në të njëjtën fushë të dy, pronarë televizionesh”.

Më tej kryeministri akuzoi gazetaren se po bën propagandë.

Përplasja: 

Rama: Pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që a do të ishte i gatshëm ai pronari juaj që të jepte llogari për vëllain e tij?.

Gazetarja: Unë po ju pyes juve, sepse jeni kryeministër që qeverisni vendin

Rama: Nuk jemi duke bërë debat, ju bëtë pyetjen unë ju jap përgjigje. Dhe përgjigja ime është kjo pyesni pronarin tuaj dhe thuani që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë në një fushë të dy.

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe me qeverisjen e vendit kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend. Unë ju pyeta pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një ministri, pse duhet të kemi gjithmonë ministra që implikohen në këtë çështje, për shkak se është një nga ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve sepse nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej pa etikë që ju jeni këtu gazetare për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë.

Gazetarja: Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve. Kemi një ish ministër në arrest shtëpie për trafik droge, dhe një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime është pse duhet të jenë persona të tillë të implikuar dhe të akuzuar. Nuk është propagandë.

Rama: Unë jam respektues…

Gazetarja: Dhe unë jam respektuese po nuk mund të pranoj që po bëj propagandë se nuk është propoagandë po thjesht një pyetje

Rama: Hajde këtu dhe mbaro konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit. Mirupafshim!

Të fundit