Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Hashim Thaçi takon Vladimir Putinin; premtimi që presidenti rus dha në Paris
Për herë të parë dy presidentët e Kosovës dhe Rusisë kanë zhvilluar një takim. Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin janë takuar në Paris të Francës, ku ndodhen për ceremoninë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Presidenti Thaçi ka dhënë informacione për çfarë është diskutuar në takimin me Putinin. Sipas presidentit kosovar, Putin ka premtuar se do të mbështesë çdo marrëveshje paqësore që do të arrihet midis Kosovës dhe Serbisë.
“Në Paris takova presidentin Vladimir Putin, ku u fokusuam në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për arritjen e një marrëveshje të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Për këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë: “Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini një marrëveshje paqësore, Rusia do e mbështesë”, raporton Thaçi fjalët e Putinit.
Rusia nuk ka kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, por ka kërkuar një marrëveshje që nuk do të paraqesë rrezik për Ballkanin.