Flash News

KRYESORE

Itali, Angli apo Amerikë? Mësohet shteti ku po bëhet ekspertiza e audio-përgjimit

Itali, Angli apo Amerikë? Mësohet shteti ku po bëhet ekspertiza e

Gazetari Trashgim Sokolaj ka deklaruar se eksperitza e audio-përgjimit mes Albert Veliut (i njohur si bashkëpunëtori X) dhe Agron Xhafajt po bëhet në Itali nga Institutit të Policisë Shkencore Italiane.

I ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News, Sokolaj shtoi se nuk mendon se ka ndonjë lidhje me faktin se në Itali ndodhet edhe Agron (Geron) Xhafaj, ku po vuan dënimin me 7 vite burg.

Mund të jetë koicidencë. Është përmendur Anglia, Shtetet e Bashkuara. Mund të përmendin rastin e 21 janarit që është bërë nga FBI-ja. Materiali origjinal i vlefshëm për ekspertim është dërguar në shtetin italian, nga e cila prokuroria pret vlefshmërinë”, sqaroi ai.

Partia Demokratike ka insistuar se audio-përgjimi është i vërtëtë, ndersa kryeministri Rama ka pohuar shpesh se është një inskenim. “Historia është shumë serioze: janë vetëm aktorë që luajnë rolin. Kam shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristët, regjisorët e producentët. Pyes veten se çfarë do të bëni kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë? Një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit”, deklaroi kreu i qeverisë”, tha Rama sot gjatë seancës parlamentare.

Të fundit