Flash News

KRYESORE

Kaos në Tiranë, furgonët e policisë “izolojnë” bulevardin “Bajram Curri”,  qindra efektivë në gatishmëri

Një situatë kaotike ka përfshirë një pjesë të kryeqytetit prej mëngjesit të sotëm.

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga politiko.al, forcat e policisë kanë zbarkuar në bulevardin “Barjam Curri”, pikërisht pranë zonës së gjykatës së Tiranës ku po mbahet seanca gjyqësore.

Furgonët e policisë kanë rrethuar të gjithë bulevardin, duke bllokuar të gjithë zonën për automjetet dhe kalimtarët.

Po ashtu, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para gjykatës, jashtë perimetrit të sigurisë së vendosur nga policia që në mëngjes para se të niste seanca për 23 protestuesit e Kukësit dhe po protestojnë për lirimin e të ndaluarve, të cilët sot të njihen me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Kujtojmë se seanca e sotme për protestuesit është shoqëruar me konfrontime dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe policisë. Këta të fundit fillimisht nuk i lejuan të hyjnë në sallën e gjyqit, ndërsa gjatë përplasjes deputeti Edmond Spaho u lëndua dhe u gjakos në pjesën e fytyrës.

Të fundit