Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Katër fyerjet publike të kryebashkiakut Veliaj për qytetarët e Tiranës; nga qenër te shpellarë e klloun
Ofendimi me termin 'shpellarë' ndaj banorëve të zonës së ‘Astirit’ nuk ishte i pari që Veliaj ka adresuar ndaj qytetarëve të cilët mandatuan në krye të Bashkisë së Tiranës me 21 qershor te vitit 2017.
Është shndërruar në një 'zakon' që Veliaj të përdor terma vulgarë sa herë që kundërstohen projektet e bashkisë, pavarësisht se në shumë raste, banorët nuk pyeten apo shpërfillen me arrogancë.
Më poshtë janë katër fyerjet publike të qytetarit numër një të Tiranës:
Fyerja e parë që kryebashkiaku pohoi hapur për qytetarët ishte me 22 shkurt 2016. Asokohe qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm ishin kundër betonizimit të parkut të liqenit.
“Nëse do ishin kaq të shqetësuar, ja ku i kanë të legalizuara dhe hipotekuara mbi 30 kafene në buzë të liqenit dhe pallate pa fund edhe te Liqeni i Tiranës edhe te Liqeni i Thatë, ngjitur. Ndaj kush ka nevojë të protestojë e ka ‘targetin’ e betonit. Por, të kërkosh që fëmijëve të Tiranës t’ju mohohet një hapësirë, unë besoj se është fyerje për inteligjencën, ose nuk kanë fëmijë ose nuk kanë mend”, u shpreh kryebashkiaku për Top Channel.
Fyerja e dytë e kryebashkiakut ndaj banorëve ishte më 18 Maj 2016 në emisionin ‘Studio e Hapur’ të Eni Vasilit. Teksa i referohej protestave të bëra për këndin e lojërave te Liqeni Artificial ai pohoi se në to morën pjesë kamzalinjtë që zbritën nga autobusat.
“Sot në Tiranë shumë punë janë bllokuar ose po përpiqen të bllokohen nga një forcë e errët. Janë bërë 108 protesta. Kur iu dështoi kjo strategji, kur e panë që Tirana nuk e honeps dot dhunën, njerëz që zbresin nga autobusi, që marrin pusetat si trofe, që shkulin pemë”.
Fyerja e tretë e kryebashkiakut ishte në Korrik të 2017 dhe ishte për qytetarët të cilët protestonin kundër rritjes së çmimit të ujit duke i quajtur ata me termin ‘qenëri’.
“Unë nuk dorëzohem. Ta di që e gjithë qenëria e Tiranës të më vihet pas, unë për një gjë që është e drejtë dhe që është shpëtim për këtë qytet, unë nuk i ndahem”, ofendoi ai në një dalje në ‘Ora Neës’.
Fyerja e katërt publike ishte në gusht të vitit 2018 kundër artistëve dhe qytetarëve, të cilët protestonin kundër ligjit special për Teatrin, duke i quajti ata ‘cirk e bandë kllounësh’.
“Bërtasin shumë për të të krijuar idenë, por po të fillosh t’i shohësh janë pjesë e një cirku kronik, një cirk shëtitës që vjen nëpër qytet, ish-drejtorë naftë, ish-politikanë të dështuar, ish-aktivistë të shoqërisë civile që edhe pse janë 50-60 vjeç vazhdojnë merren me kalamajtë, pra është një bandë kllounësh që është prezente sa herë vjen cirku në fshat. E meqë cirku erdhi në fshat dhe po zhvillohet tek Teatri, kjo bandë e kllounëve paraqitet menjëherë në gadishmëri të cirkut të radhës”. /L.C./