Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Koka dhe dora që shkruan letrat e ‘socialistëve të penduar’. Ngjashmëritë te Agron Xhafaj, Elvis Rroshi dhe Arben Ndoka
Pas publikimit të letrës nga Agron Xhafaj, kanë filluar të lindin dyshime se kush e ka shkruar atë. Ish-kryeministri Sali Berisha mendon se letra është shkruar nga vëllai i tij, Fatmir Xhafaj, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë ‘produkt’ i stafit të kryeministrit Rama.
Politiko.al ka analizuar tre letrat e 'bujshme' të njerëzve që kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste, ku vërehet se kanë mjaft ngjashmëri; Agron Xhafaj - vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, i dënuar për trafik droge në Itali, Arben Ndoka – ish-deputet i PS në Lezhë, i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali dhe Elvis Roshi – ish-kryebashkiak i Kavajës, i dënuar për përdhunim po në Itali.
Elementi i parë i përbashkët ka të bëjë me faktin se të tre protagonistët i justifikojnë gabimet e tyre me moshën e re.
Agron Xhafaj, 16 Maj 2018: “Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori”.
Arben Ndoka, 11 Dhjetor 2017: “Me 6 mars te vitit ’91 plasi eksodi dhe une ika me anije nga Shengjini per ne Itali. Isha 16 vjec e gjysme. Pas 23 ore udhetim mberritem ne Itali. Qendrimi im atje zgjati vetern 6 muaj dhe bashke me rreth 50 minorene na rikthyen neper shtepia”.
Elvis Rroshi, 31 Maj 2016: “Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç”.
Elementi i dytë i përbashkët është se Xhafaj, Ndoka dhe Roshi e lidhin dorëheqjen e tyre me akuzat politike të kundërshtarëve duke shmangur përgjegjësitë penale.
Agon Xhafaj: “Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit”.
Arben Ndoka: “Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hallall “do siklet qe kaluat per haterin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertete”.
Elvis Rroshi: “E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!”, mendonte Roshi.
Elementi i tretë me të cilin luajnë protagonistët është ana sentimentale dhe familjare. Ata tashmë kanë ndryshuar dhe janë familjarë të rregullt.
Agron Xhafaj: “I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta”.
Arben Ndoka: “Me falni shume per gjithe keto rreshta, po sidomos per sikletet qe ju kane ardhur nga une. Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati”.
Elvis Rroshi: “Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës”.
Pyetja që lind është; a janë shkruar të tre letrat nga e njejta dorë? /L.C/