Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i natës i pakursyer ndaj Ramës: Je një psiko-delirant pa b*thë! Ne jemi bo*et që nuk kuptuam një m*t

Kryebashkiaku i natës i pakursyer ndaj Ramës: Je një

Kryebashkiaku i Natës Briken Fejzullai, ndryshe nga kryebashkiaku i ditës Erion Veliaj, nuk thur lavde për kryeministrin Edi Rama, por shpeshherë është shprehur kundër vendimeve të tij.

Marrë shkas dhe nga “paketa antishpifje” e Ramës me nota ironizuese e fjalor të Rëndë, Fejzullai,  shkruan se kryeministri ka qenë gjthnjë "i sinqertë" me veprimet e tij ndaj acarohet nga fjala shpifje.

“Jemi ne b*let që nuk kuptuam një m*t, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot. Një psiko-delirant pa b*thë!”, shkruan ndër të tjera kryebashkiaku i Natës në Facebook.

Reagimi i Briken Fejzullait ndaj kryeministrit Edi Rama:

Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht.

Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata "të bardha"... përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.

Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin "Viking" të Takut t'Lemes.

Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç'ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh "sinqerisht" sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.

Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpuntorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.

Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më "të bukura", do t'i shihnim në vazhdim.

Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve.

Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët.

Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh.

Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi.

Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve... jo sepse doje, por sepse je një bythec.

Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

Ti ke qenë gjthnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje.

Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot.

Një psiko-delirant pa bythë!

Të fundit