Flash News

KRYESORE

Kryeprokurorja Arta Marku kërcënohet në transmetim “live”: Do hakmerremi deri në pikën e fundit të gjakut; i ke hequr lirinë Kukësit

Kryeprokurorja Arta Marku kërcënohet në transmetim

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestën përpara Gjykatës së Tiranës ka kërcënuar Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, me hakmarrje, për shkak të vendimit për të arrestuarit e Kukësit.

Ishte prokuroria që kërkoi arrest me burg për 11 prej të arrestuarve, kërkesë që u pranua nga gjykata.

“I them Arta Markut se do të hakmerremi deri në pikën e fundit të gjakut. Ke shkelur Kushtetutën që garanton lirinë e qytetarëve. I ke hequr lirinë banorëve të Kukësit. Ne nuk do të ndalemi”, u shpreh qytetari i revoltuar.

Të fundit