Flash News

KRYESORE

“Ku ishte ti Pandeli që e solle Edi Ramën në këtë pikë? Ku ishte ti kur këta fuqizoheshin?”

“Ku ishte ti Pandeli që e solle Edi Ramën në këtë

Analisti Fatos Lubonja ka vlerësuar gjestin e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, për të mos votuar projektligjin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, por pa shmangur kritikat për heshtjen që ka treguar deri sa situata degjeneroi në këtë pikë.

Lubonja theksoi se çështja nuk lidhet me një njeri, Edi Ramën, por ka të bëjë me një sistem kriminal që është fuqizuar shumë.

“Ku ishte ti Pandeli që e solle Edi Ramën në këtë pikë? Këtu nuk është vetëm çështja e një njeriu, është një sistem kriminal. Rama nuk e shkatërronte dot stadiumin nëse nuk do të ishte ky sistem. Pyetja që mund të bëhet për Majkon është, ku ishte ti Pandeli kur këta fuqizoheshin?”,- u shpreh Lubonja në studion e ‘Neës 24’.

“Shumë njerëz kanë filluar të thonë të keqen e Sali Berishës. E kuptoni ku kemi arritur?”,- tha Lubonja.

Sipas Fatos Lubonjës, Rama “po shkatërroi edhe teatrin, atëherë është për të ikur nga Shqipëria.”

“Kjo bandë mund të bëjë çfarë të dojë”, tha Lubonja.

Të fundit