Flash News

KRYESORE

Ky është artikulli që Saimir Tahiri e denoncoi si të paguar për ta sulmuar; ‘The Economist’ lavdëroi Erion Veliajn

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli gjatë sot në konferencën ku dorëzoi mandatin e deputetit. Ai goditi kryetarin e tij, Edi Ramën, por edhe shumë kolegë në Partinë Socialiste, përfshirë atë që shihej gjithnjë si kundërshtari i tij më i madh në garën për kreun partisë, Erion Veliajn.

Tahiri foli për politikanë që kanë blerë media dhe kanë sponsorizuar shkrime ku ai sulmohej dhe personi që e kishte paguar lavdërohej.

“Unë këtë e di po sa ç’di çfarë do të bënte kushdo që do të ishte në pozitën time, do shanin prokurorinë gjykatën, do shtonin dozën e blerjes së mediave dhe të tjera si këto. Duke blerë media, portale, sondazhe, në Shqipëri e jashtë Shqipërisë ku në një artikull ku shahem unë, pasohet nga një artikull tjetër ku lavdërohet ai që ka paguar. Duke blerë gazetarë të huaj, ambasadorë, deputetë të huaj”, deklaroi Tahiri.

Ish-ministri dukshëm i referohej artikullit të ‘The Economist’, i publikuar më 14 dhjetor, që fokusohej në mënyrë të veçantë te puna e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pjesa më interesante e shkrimit ishte në fund, ku sipas ‘The Economist’, për Erion Veliajn konsiderohej si sukses shkatërrimi i karrierës së Saimir Tahirit, pasi ai ishte ‘sfiduesi i tij i vetëm serioz për udhëheqjen eventuale të ardhshme të Partisë Socialiste’. Gazeta i referohej hetimeve për përfshirje të ish-ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës.

Është fakt tashmë që Erion Veliaj paguan me dhjetëra portale dhe televizione për t’i shpëtuar kritikave dhe lajmeve të vërteta. Ky fakt që njihet nga çdo gazetar dhe punonjës i medias në Shqipëri u konfirmua edhe nga deputetët gjermanë në debatin që zhvilluan me kryeministrin Edi Rama, të cilit i përmenden një prej portaleve që paguhet nga Veliaj dhe që ishte përdorur për të sulmuar kolegun e tyre Gunther Krichbaum.

Të fundit