Flash News

KRYESORE

Marshimi për mbrojtjen e teatrit, propaganda e qeverisë shpërndan lajmin e radhën te mediat e majta

Pasditen e sotme, artistë dhe qytetarë kanë protestuar sërish sot për të kundërshtuar ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në orën 18:00, protestuesit janë mbledhur pranë godinës së teatrit për të vijuar më pas marshimin përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Ata u ndalën fillimisht para godinës së kryeministrisë për të vijuar më pas te presidenca ku i kanë bërë thirrje kreut të shtetit që të mos e dekretojë ligjin e miratuar të enjten e kaluar nga mazhoranca.

Por teksa po mbahej protesta në mediat të cilat njihen si të afërta me qeverinë u publikua një lajm sa i takon pjesëmarrjes në tubim. Një foto e shkrepur nga lart, u bë lajm, sa i takon numrit të protestuesve.

Ajo që tërheq tjetër vëmendje është se titulli, teksti në brendësi si dhe fotot, janë të njëjtat në të gjitha mediat.

 

 

 

Të fundit