Flash News

KRYESORE

Media britanike portret Era Istrefit: Kush është vajza e gazetarit dhe e këngëtares shqiptare që interpreton himnin e Botërorit

Media britanike portret Era Istrefit: Kush është vajza e gazetarit dhe

Një ndër tabloidet më të mëdha në Britani ‘The Sun’ i ka dedikuar një artikull përformancës së Era Istrefit në finalen e Botërorit, duke i bërë një biografi të shkurtër karrierës së këngëtars së lindur në Prishtinë.

“Era Istrefi ka lindur më 4 korrik 1994 në Prishtinë, Kosovë dhe është vajza e këngëtares Suzana Tahirsylaj dhe gazetarit Nezir Istrefi. Ajo debutoi në skenën muzikore të vendit të saj në vitin 2013 duke publikuar këngë në dialektin gegë që përmbanin edhe fraza në anglisht', shkruan 'The Sun', duke vijuar:

"24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj “Bon Bon”, suksesi i të cilës bëri që ajo të nënshkruante me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji. Era mori shtetësinë e Shqipërisë në vitin 2016 dhe një vit më pas e fitoi çmimin ‘European Border Breakers Aëard’. Ceremonia përmbyllëse do të mbahet para fillimit të finales së Kampionatit Botëror (me fillim rreth orës 16:40). Kroacia dhe Franca do të luajnë para 81.000 tifozëve në Luzhniki Stadium në Moskë dhe miliona shikuesve që do ta ndjekin përmes ekranit', Përfundon 'The Sun'.

Të fundit