Flash News

KRYESORE

Milionat në ‘Toyota Yaris’, Klodiana Lala: Mund t’i përkasin një kompanie bastesh; ja pse nuk kishte prerje 500 euroshe

Milionat në ‘Toyota Yaris’, Klodiana Lala: Mund t’i

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në emisionin ‘Opinion’ se autoritetet shqiptare po hetojnë nëse 3.5 milionë eurot e sekuestruara në portin e Durrësit brenda një makine ‘Toyota Yaris’, vijnë nga kompani bastesh të lincensuara së fundmi.

“Po hetohen nëse  këto para po vijnë nga kompani bastesh e regjistruar kohët e fundit. Por ende  deri tani janë dyshime nuk janë verifikuar ende”, tha Lala.

Gazetarja sqaroi se këto para dyshohet se do të futeshin menjëherë në treg dhe kjo është arsyeja përse prerjet ishin 100, 50 dhe 20 euro, ndonëse për të transportuar sasi kaq të mëdha preferohet shpesh herë prerja 500 euro, por kjo e fundit është më e vështirë të hyjë në qarkullim.

“Po ta vësh re, prerjet e vogla 100, 50 dhe 20 euro janë futur sepse këto para shumë shpejt do të hidheshin në qarkullim. Do të ishte më e lehtë për këta persona për t’i transportuar prerjet 500 (euro) sepse janë më të vogla, por ndërkohë janë më të vështira për t’u futur në qarkullimin e brendshëm sepse mendohet se janë para që do të hidheshin shumë shpejt në treg”,deklaroi Lala.

Klodiana Lala tha se kjo çështje duhet t’i hiqet Prokurorisë së Durrësit dhe t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Të fundit