Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Ministri i hipi avionit për të luftuar krimin, i vëllai i hipi avionit për t’u dorëzuar në burg”
Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi thotë se Fatmir Xhafaj është në pamundësi institucionale për të ushtruar funksionin e ministrit të Brendshëm.
Gjatë debatit në emisionin ‘Opinion’, Shehi tha se nuk ndodh në asnjë vend normal që ministri t’i hipi avionit për në Amsterdam nga ku premton luftë kundër krimit, ndërkohë që vëllai i tij i hipi avionit për në Romë për t’u dorëzuar në burg.
“Ky s’mund të bëjë më ministrin. Është në pamundësi institucionale, është term juridik, për të ushtruar funksionin publik. Ky (ministri) i hipi avionit për në Amsterdam për të luftuar krimin, i vëllai i hipi avionit për në Romë për t’u dorëzuar në burg. Në cilin shtet normal ndodh kjo?! Dhe pastaj ne diskutojmë për ‘Babalen’, ai po ka gënjyer le të shkojë në burg”, tha Shehi.
Dashamir Shehi kërkoi që debati për këtë çështje të mos banalizohet me Agron Xhafajn dhe Albert Veliun, pasi personazhe si ata ka në të gjithë Shqipërinë, por të diskutohet për përgjegjësinë morale të ministrit Xhafaj, i cili ka mbrojtur vëllain e dënuar me burg.