Flash News

KRYESORE

Negociatat me BE, në skenë del një shtet ‘surprizë’ që mund të vendosë veton për Shqipërinë

Negociatat me BE, në skenë del një shtet

Agjencia ‘Reuters’ ka publikuar një artikull për përpjekjet e Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo agjenci raporton se janë tre shtete që e bëjnë për momentin të pasigurtë hapjen e negociatave për vendin tonë, ato janë: Franca, Holanda dhe Danimarka.

Danimarka është një ‘hyrje e re’ në listën e shteteve që mund të vendosin veton ndaj Shqipërisë, pasi deri më tani nuk është përfolur një veprim i tillë.

Sa i përket Gjermanisë, ky shtet është më shumë pro hapjes së negociatave, por gjithsesi, në Berlin ka kundërshti. Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, janë për hapjen e negociatave, megjithatë, ata po përballen me rezistëncë brenda grupit të CDU.

Të fundit