Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Nga brenda mbledhjes, Edi Rama bën edhe reporterin; u shpërndan mediave fjalët e tij ku kritikon deputetët
Mesditën e sotme, të gjitha televizionet në vend kanë raportuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, që u zhvillua me dyer të mbyllura për gazetarët.
Televizionet kanë cituar burime të paidentifikuara që faktikisht kanë raportuar të njëjtat fjalë të Ramës dhe për të njëjtën çështje. Raportimi është ‘copy-paste’ dhe aty kryeministri shfaqet i shqetësuar për qytetarët, ndërsa kritika drejtohet për te deputetët.
Disa prej televizioneve dhe protaleve, përveç citimit, kanë të njejtë edhe pjesën tjetër të lajmit, çka lë dyshime se ai ka qenë i parapërgatitur dhe u është nisur i gatshëm për publikim.
Ja si kanë raportuar disa nga mediat kryesore në vend
News 24 dhe Balkanweb:
Gazetarja Marsela Karapanco duke iu referuar burimeve nga takimi raporton për “Balkanweb” se kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me deputetet, duke u kërkuar që atyre të mos bëjnë punësime me SMS dhe të zgjidhin hallet e qytetarëve në terren.
“Mos u merrni me punësime e SMS. Zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëper zona sa më pranë qytetareve. Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre? Bëni kujdes me qytetaret ”- mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes.
Report Tv dhe Shqiptarja.com:
Report Tv zbardh detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PS. Kryeministri Edi Rama ka qenë kritik me deputetët socialistë, të cilëve iu ka kërkuar që të mos punojësojnë njerëz me SMS, por të shkojnë pranë qytetarëve dhe t'u përgjigjen atyre për problemet.
“Mos u merrni me punesime e SMS. Punësimet në administrate duhet të bëhen përmes konkurseve. Lerini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëpër zona dhe të jeni sa më pranë qytetarëve. Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre. Beni kujdes me qytetarët. Problemet që ngrihen nga njerëzit janë si pasojë e paaftësisë së drejtorëve.
Panorama:
Sipas informacioneve Edi Rama ka qenë kritik me deputetët dhe iu ka kërkuar që të mos punësojnë njerëz me SMS, por të shkojnë pranë qytetarëve dhe halleve të tyre.
“Zgjedhjet ne administrate duhet të behën përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëpër zona sa më pranë qytetareve. Ata kane halle, pse nuk jeni pranë tyre. Bëni kujdes me qytetarët”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit.
Top Channel:
Mbledhja e grupit parlamentar socialist ka përfunduar, dhe burime brenda selisë rozë bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër me deputetët e tij.
Pas një fundjavë me agjendë në veri të vendit, Rama u kërkon atyre të shpërndahen në zona sa më pranë qytetarëve. “Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre. Bëni kujdes me qytetarët. Mos u merrni me punësimet duke ndërhyrë me mesazhe”, është shprehur Rama.
Ai ka theksuar se zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve, duke u kërkuar “lërini konkurset të funksionojnë”.
Ora News:
Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se kryeministri është i pakënaqur me ritmin e punës. Mësohet se ai i ka tërhequr vëmendjen deputetëve që të mos merren me punësime me mesazhe.
Rama: Mos u merrni me punësime me mesazhe. Zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Kujdes me emërimet, ato të bëhen bazuar në anën profesionale, jo militante.
Ai i ka kërkuar deputetëve që të shpërndahen nëpër zona dhe të jenë sa më pranë qytetarëve.
Rama: Qytetarët kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre? Bëni kujdes me ta. Drejtorët qesharak militante sjellin 10 vota, por heqin 10 çdo ditë duke bërë të pakënaqur njerëzit.
Gazeta Shqiptare:
Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se numri një i Qeverisë ka qenë kritik dhe i ashpër me deputetët dhe iu ka kërkuar që të mos punësojnë njerëz me SMS, por të shkojnë pranë qytetarëve dhe halleve të tyre.
“Zgjedhjet në administratë duhet të behën përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëpër zona sa më pranë qytetareve.
Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre. Bëni kujdes me qytetarët. Problemet e njerëzve nga paaftësia e drejtorëve”, – mësohet t’u ketë thënë Rama deputetëve të PS në mbledhjen e grupit.
Abc News
Kritik dhe i ashpër është treguar kryeministri Edi Rama me deputetët e tij. Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i tyre i ka kërkuar që të mos merren me punësime, pëmes mesazheve nga celulari, por të lenë konkurset të funksionojnë.
Punësimet në administrate duhet të bëhen përmes konkurseve – u ka thënë kryeministri Rama deputetëve të tij. Ai i ka bërë thirrje të zgjedhurve socialistë të shpërndahen nëpër zona, që të jenë më pranë qytetarëve.
“Ata kanë halle, bëni kujdes me qytetarët”- i ka paralajmëruar deputetët e grupit parlamentar socialist kryeministri Edi Rama.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56