Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Nga Robert Aliaj te Edmond Tupja, kush janë 25 protestuesit që ka proceduar policia; Mes tyre edhe Estela Nazarko
Policia ka proceduar 25 persona, si pjesëmarrës në protestën e studentëve, e cila vijon prej një jave para Ministrisë së Arsimit, ndërsa mbrëmë u shpërnda edhe në dy pika të tjera, para kryeministrisë dhe te rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”.
Mes të proceduarve për protestë të paligjshme dhe bllokim rrugës pa marrë më parë leje, ishin edhe pedagogë si Edmond Tupja, Redi Muci, apo artisti Robert Aliaj. Po ashtu, ra në sy edhe procedimi i Estela Nazarkos, vajza e cila ka hapur e para protestën për të gjithë qytetarët.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:
Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.
Dhe aktivistet politike Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).
Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.
Policia deklaron se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.