Flash News

KRYESORE

Përçarje në kampin e Perëndimit për raketat në Siri, Skocia dhe opozita kundër Theresa May: Nuk mund të drejtohemi nga Donald Trump

Përçarje në kampin e Perëndimit për raketat në

Kampi i Perëndimit, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca rrezikojnë të përballen me përçarje, kjo për shkak të pakënaqësisë që ka shkaktuar brenda Britanisë përfshirja në luftë kundër Sirisë.

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se raketat nuk do e zgjidhin konfliktin në Siri, ndërsa ka kërkuar që politika e jashtme e Britanisë të udhëhiqet nga Parlamenti dhe jo nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Mendimet e mia të parë këtë mëngjes janë me personelin që është thërritur në aksion. Përdorimi nga Siria e armëve kimike është e pështirë, por pyetja që kryeministrja nuk po i përgjigjet është se si ky aksion, pa miratimin e Parlamentit, do të ndalojë përdorimin e tye ose do të sjellë paqe. Raketat nuk e kanë zgjidhur deri më tani situatën në Siri, asgjë nga ato që kam dëgjuar nuk më bindin se kjo do të ndodh tani. Duhet të ndiqet një strategji ndërkombëtare për paqen, jo një kurs që sjell përshkallëzim të rrezikshëm. Politika e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar duhet të përcaktohet nga Parlamenti, jo nga presidenti i SHBA”, shprehet Sturgeon.

Edhe lideri i opozitës, Jeremy Corbyn është shprehur kundër ndërhyrjes ushtarake të Britanisë në Siri. Njësoj si kryeministrja skoceze, Corbyn kërkon një politikë të jashtme të pavarur nga ajo e Uashingtonit.

“Bombat nuk do të shpëtojnë jetë dhe nuk do të sjellin paqe. Britania duhet të luajë një rol udhëheqes për të arritur armëpushimin, jo të marrë udhëzime nga Uashingtoni dhe të rrezikojë personelin ushtarak britanik në mënyrë të dëmshme. Theresa May duhet të kërkonte miratimin e Parlamentit, jo të ndiqte Donald Trump. Qeveria duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të shtyrë SHBA dhe Rusinë të arrijnë një marrëveshje për një hetim të pavarur të OKB-së për sulmin e tmerrshëm kimik”, ka deklaruar Corbyn.

Ndërkohë, vendim i May për t’iu bashkuar SHBA-së dhe Francës në sulmin ndaj Sirisë është mbështetur nga ish-kryeministri David Cameron.

Sulmi në Siri/ Rusia thërret mbledhje të Këshillit të Sigurimit. Merkel jep vetëm mbështetje diplomatike për aleatët

“Pse Siria do kryente tani një sulm kimik?” Sky News i ndërpret papritur fjalën gjeneralit britanik që luftoi në Kosovë

Të fundit