KRYESORE

Protesta/ Policia u bllokon autobusin, studentët e Elbasanit nisen në këmbë drejt Tiranës

Policia ka bllokuar në rrugë autobusin e studentëve të Elbasanit, të cilët janë nisur këtë mëngjes për t’ju bashkuar protestës më masive që po organizohet sot në Tiranë.

Sipas ‘fax news’, edhe pse policia ka tentuar t’i bllokojë, studentët sërish nuk janë ndalur dhe janë nisur në këmbë drejt Tiranës.

Kujtojmë se sot është bojkotuar mësimi në të gjitha universitetet e vendit në shenjë proteste edhe në rrethe, si dhe ndryshe nga ditët e tjera në tubim janë bërë pjesë edhe gjimnazistët e Tiranës, pavarësisht presioneve për të mos bojkotuar mësimin.

Pamje nga droni/ Studentët zhvillojnë protestën më të madhe të këtyre 7 ditëve

Të fundit