Flash News

KRYESORE

PS rrëzon dekretin e presidentit; deputetët i hapin rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar

PS rrëzon dekretin e presidentit; deputetët i hapin rrugë

Me 74 vota kundër është rrëzuar dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që kthente pas ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Por deputetët e Partisë Socialiste kanë vendosur në shumicë që të rrëzojnë dekretin e Metës dhe në këtë mënyrë t’i hapin rrugë planit të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për të shembur një prej godinave historike të Tiranës.

Në votim nuk mori pjesë vetëm Pandeli Majko, ministër i Diasporës, i cili ka shprehur më herët kundërshtinë për këtë ligj.

Pavarësisht se dhanë votën e tyre, deputetët socialistë nuk e shoqëruan në këtë rast vendimin me duartrokitje, siç bënë me ligjet e tjera të miratuara sot në Kuvend, përfshirë atë për mbylljen e pikave të basteve.

Të fundit