Flash News

KRYESORE

Rama 'fsheh' lajmin e mirë për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA dhe nuk jep detaje. Ja çfarë kërkoi Xhaçka në Pentagon

Rama 'fsheh' lajmin e mirë për marrëdhëniet

Gjatë një interviste në emisionin ‘Përballë’, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një lajm të mirë për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe SHBA-së. Ndonëse nuk dha shumë detaje, Rama pranoi se ky zhvillim lidhej me fushën e mbrojtjes.

“Shqipëria është në pozicion pozitiv edhe në raport me këndvështrimin e administratës amerikane dhe patjetër… Unë shpresoj që së shpejti të kemi një lajm shumë të mirë për marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara në pikëpamje të mbrojtjes. Nuk mund të them më shumë”, deklaroi ai.

Sa i përket aspektit të mbrojtjes, në tavolinën e Sekretarit të Mbrojtjes në Pentagon qëndron që prej muajit prill të këtij viti një kërkesë zyrtare e Shqipërisë për ngritjen në territorin e saj të bazave ushtarake amerikane.

Gjatë takimit me James Mattis, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka tha se Tirana kërkon të  vendosë në dispozicion të SHBA-së baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera.

Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen, si dhe shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në vendin tonë.

Të fundit