Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama i dha Portin e Sarandës, Arben Ahmetaj pezullon kompaninë e pronarit të ‘Vizion Plus’
Në prill të këtij viti, qeveria i dha shoqërisë “Concord Investment”, sh.p.k., si qiramarrës, ambientet e portit të Limjonit në Sarandë. Sipas vendimit, kontrata bëhet për një periudhë 20-vjeçare ndërsa në vendim thuhet se sipërfaqja e përgjithshme është 5 370 (pesë mijë e treqind e shtatëdhjetë) m2, nga të cilat 90 (nëntëdhjetë) m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 (pesë mijë e dyqind e tetëdhjetë) m2 janë sipërfaqe funksionale.
Administratori i “Concord Investment”, sh.p.k, është Genci Dulaku ndërsa tek ortakët është emri i Adrian Dulaku, pronari i televizionit ‘Vizon Plus’.
Por në datën 10 korrik, Ministria e Financave ka vendosur pezullimin e kontratës me koncensionarin. Shkak është bërë ankesat e shoqërive turistike në Sarandë, pasi koncensionari ‘Concord Investment’ kërkonte vendosjen e një takse për furnizimin e mjeteve me karburant
Sipas shkresës së firmosur nga ministri Ahmetaj, kontrata është pezulluar deri në periudhën kur të përfundojë auditimi. Deri në përfundim të auditimit që urdhëroi Ministria e Financave dhe Ekonomisë jahtet nuk do jenë të detyruar që të paguajnë një tarifë shtesë për naftën.