Flash News

KRYESORE

Rama nxehet me Rudina Xhungën: Si nuk të vjen zor, si nuk të vjen turp...

Rama nxehet me Rudina Xhungën: Si nuk të vjen zor, si nuk të vjen

Kryeministri Edi Rama është tensionuar gjatë emisionit ‘Dritare’ me gazetaren Rudina Xhunga, kur u përball me faktin se në autobusët e Durrësit i bëhet reklamë kompanisë ‘Bast Arena’.

“E di pse e përmenda Vangjush Dakon, se ne autobusët e Durrësit i bëhet reklamë kësaj kompanie”, u shpreh Xhunga.

Në këtë moment, kryeministri Rama nuk ka mundur të ruajë qetësinë dhe ka shpërthyer ndaj gazetares.

“Si nuk ju vjen zor?! Si nuk ju vjen turp?! Autobusët janë linja private dhe nuk i kontrollon bashkia. Duhet ta konfirmosh informacionin pastaj të flasësh”, u përgjigj Rama.

Gjithsesi, gazetarja këmbënguli duke theksuar se pas publikimit të lajmit në media, në autobusët e Durrësit u hoqën reklamat e kompanisë së basteve.

Bastet ‘on line’, Edi Rama: Më 31 dhjetor do mbyllen, do hapen në një fazë të dytë

Të fundit