Flash News

KRYESORE

Rama vijon sulmet kundër banorëve të “Unazës së Re”: Protesta e tyre po drejtohet nga opozita

Rama vijon sulmet kundër banorëve të “Unazës së

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje me sulme dhe akuza ndaj banorëve të “Unazës së Re” në Tiranë. Gjatë emisionit “Java” në RTSH, Rama tha se “kjo është protesta e parë e një lloji të veçantë në Shqipëri sepse për herë të parë një prishje masive ka në ballë opozitën politike.”

“Kurrë nuk kemi parë një opozitë të rreshtuar për të mbrojtur ndërtime të paligjshme”, deklaroi Rama duke mohuar organizimin banorëve për të mbrojtur banesat e tyre.

Në protestën përpara Kuvendit, kryeministri pretendon se morën pjesë edhe punonjës së administratës të bashkisë Kamëz.

Të fundit