Flash News

KRYESORE

Raporti 'Shqipëria rriti eksportin e drogës me 50 ton në vit', ish-drejtori i policisë e paralajmëroi një muaj më parë

Raporti i antidrogës italiane ka dalë në përfundimin se vetëm gjatë vitit 2017, Shqipëria rriti eksportin e lëndëve narkotike me 50 ton më shumë drogë se viti i mëparshëm.

“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”: pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017, raporton ‘Zëri i Amerikës’.

Por, ky fakt u paralajmërua nga ish-drejtori i Policisë në Durrës dhe në Elbasan, Aleks Hajdari, gjatë protestës së zhvilluar më 6 qershor para Ministrisë së Brendshme nga policët e liruar nga detyra.

Hajdari dha alarmin se në tunele dhe magazina të fshehura ekzistojnë të fshehura rreth 100 ton lëndë narkotike, e mjaftueshme sa për të furnizuar tregun e Evropës për 3-4 vitet e ardhshme.

“Mbi 100 tonë kanabis janë të fshehura nëpër tunele e magazina të destinuara për në tregun e vendeve të Bashkimit Evropian. Nuk shoh shumë kultivim masiv, pasi ka mjaftueshëm për të furnizuar tregun e huaj edhe për 3-4 vitet e ardhshme”, u shpreh Hajdari, i cili kërkoi që ministri i Brendshëm t’i nënshtrohet edhe procesit të vettingut, ashtu siç ka kërkuar për punonjësit e policisë. Në të kundërt, sipas tij ai duhet të dorëhiqet.

Të fundit