Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
“Rilindja i bëri udhëheqës nga asgjëja”, Manjani fshin postimin kritik pas telefonatës së Veliajt
Ish-deputeti i LSI-së, Ylli Manjani ishtë një ndër politikanët e parë që reagoi në lidhje me incidentin në çerdhen e fëmijëve në zonën e Ali Demit, ku akuzoi Veliajn si një kalama të pushtetit të Rilindjes.
Mëgjithatë, pak momente më parë, Manjani e ka fshirë komentin e tij, pas një telefonatë të kryebashkiakut Veliaj; fakt i cili është bërë publik nga vetë ish-ministri i Drejtësisë.
“Kryetari i Bashkisë reagoi menjëherë pas statusit tim, për lajmin e shpërthimit të bombulës. Më sqaroi se çerdhet nuk kanë bombula dhe se ai shpërthim ka ndodhur në një godinë tjetër ngjitur me çerdhen. Ne këto kushte, konsiderova të arsyeshme të fshi statusin e mëparshëm, sepse nuk mund ti lejoj vetes të komentoj mbi ngjarje të pa vërteta! Mendimi kritik mbetet, por gjithnje i bazur në fakte!”, pohon Manjani.
Policia raportoi në mëngjes se zjarri shpërdheu në magazinën e kopshtit, ndërsa 2 orë më vonë, zyra e bashkisë nënvizoi se territori nuk i përkistë kopshtit të rikonstruktuar 3 vite më parë nga kryebashkiaku Veliaj.
Statusi i parë i Manjanit:
Statusi i dytë i Manjanit: