Flash News

KRYESORE

Sa seriozisht na marrin në Londër? Sekretari britanik jep dorëheqjen një ditë përpara samitit të rëndësishëm

Sa seriozisht na marrin në Londër? Sekretari britanik jep

Se sa seriozisht i marrin shtetet e Ballkanit Perëndimor në Londër mjafton gjesti i Boris Johnson për ta kuptuar. Sekretari i Jashtëm i Britanisë Madhe dha sot dorëheqjen nga ky post për shkak të mosmarrëveshjeve brenda Qeverisë për negociatat e ‘Brexit’.

Dorëheqja e Johnson vjen vetëm një ditë përpara se në Londër të mblidhen liderët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, së bashku me ata të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për procesin integrues dhe thellimin e bashkëpunimit në këtë rajon.

Ministrat e Jashtëm të këtyre shteteve i kanë nisur takimet në Britani që ditën e djeshme, ndërsa kryeministrat dhe presidentët do e gjejnë nesër këtë shtet pa një ministër të Jashtëm.

Të fundit