Flash News

KRYESORE

Sali Berisha ndjek ‘Opinionin’ dhe reagon kundër Mustafa Nanos: Shpifje! Nuk kam asnjë vilë në Lalëz

Sali Berisha ndjek ‘Opinionin’ dhe reagon kundër Mustafa Nanos:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas debatit në emisionin ‘Opinion’ midis analistit Mustafa Nano dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, për vilat e politikanëve në Gjirin e Lalëzit.

Nano mohoi që ai personalisht të ketë një vilë në atë plazh, por deklaroi se një të tillë e ka në pronësi Berisha.

Pas kësaj deklarate ka reaguar vetë Berisha, i cili e quan Nanon pengë të Fatmir Xhafajt dhe Taulant Ballës dhe sqaron se vilat e pretenduara në Lalëz janë në pronësi të kunatit dhe dhëndrit të tij.

Reagimi i Berishës:

Duke ndjekur Opinion!

Pergenjeshtrim!

Miq, sonte, me gjuhen e nje banditi te peshtire, nje ish ish ish i imi fyeu me gjuhen e rrugacit ordiner, halabakut te rrugve ndaj zotit Gazment Bardhi sapo ai permendi apartamentin e tij ne Lalz me para te dyshimta. Nderkohe ky ish ishi ish i imi, qe i lejoi vetes gjuhen e horrrit trilloi dhe shpifi pafytyresisht per gjoja vile timen ne Lalz.

Lidhur me kete shpfje, qe skllavi i Xhafes dhe Balles perserit pafytyrsisht nje trillim te tyre, deklaroj me pergjegjesi absolute se une dhe bashkeshortja ime kemi nje apartament ne Tirane pre 128 m2 dhe asnje banese tjeter mbi toke! Vila ne Lalz eshte e dy familjeve te tjera, pra kunatit dhe dhendrit tim! sb

Mustafa Nano dhe Gazmend Bardhi përplasen në ‘Opinion’: Vilën e satëme... Idiot, kërriç

Të fundit