All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sali Berisha i përgjigjet Eduard Auer: Anëtar i dy klubeve të rrezikshme; emrin nuk ta di, por do ta them një fjalë…

Sali Berisha i përgjigjet Eduard Auer: Anëtar i dy klubeve të
All - Paragraf - 1

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot Eduard Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, i cili erdhi në Tiranë për të blerë aleatët e PD-së të hyjnë në zgjedhje.

All - Paragraf - 3

Sipas Berishës, Auer kishte për mision të shkatërronte opozitën dhe ta ndërtonte atë sipas modelit të Edi Ramës. Ish-kryeministri tha se Auer ose është anëtar i klubit “4700 euro metra katror”, duke iu referuar vilës së Romana Vlahutin, ose është pjesë e klubit të kanabisit.

Berisha tha se aleatët e PD-së kanë ardhur me vullnet të lirë në çadër, në të kundërt Rama do i kishte blerë tashmë. Ai i kërkoi Komisionit Europian që të largonte nga pozicioni Eduard Auer.

“Erdhi me misionin të shkatërrojë opozitën. Të ndërtojë opozitën sipas modelit të Edi Ramës. Ti erdha këtu ose si anëtar i klubit 4700 euro metra katror, ose si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës. Por në misionin tend të turpshëm, u tregove shumë i pamend. Sepse ata burra që takove ti, i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh. Më dëgjo tani se edhe emrin nuk ta di, por do ta them një fjalë, nëse ata nuk do të kishin ardhur me vullnetin e lirë, Rama do u kishte bërë atyre çdo shpërblim. Do të ishte i gatshëm t’u falte nga një magazinë si ajo e Përmetit. Erdhe këtu të blesh mandate për Ramën, turpi të mbuloftë. Komisioni Europian ta largojë atë njeri. Ai nuk i bën nder askujt, është peng i dy klubeve”, tha Berisha.  

Berisha akzuoi Ramën se ligji që amniston krimet e politikanëve përpara reformës në drejtësi, është bërë për të njerëzit e kryeministrit.

“Edi Rama nuk jep dorëheqjen, por ne duhet ta shporrim. Dy javë më parë u tha ministrave të tij se ne jemi përpara alternativës, pushteti ose burgu. Përpara një jave, nëpërmjet një akti të paimagjinueshëm, kaloi ligjin për të amnistuar politikanë që kanë kryer krime përpara reformës në drejtësi. Kaloi ligjin për të aministuar njerëzit e tij”, theksoi Berisha.

Të fundit